Sigurisht jo duke u sjellur vërdallë me makinë me një copë kartoni ku ke shkruar “shitet” bashkë me numrin tënd të celularit!

Edhe duke përhapur fjalën kudo rreth teje tek miqtë, kolegët, të njohurit e farefisi, besoj e ke provuar që nuk para bën punë.

As Facebook-u apo Instagrami yt nuk të japin zgjidhje në këso rastesh!

Nëse vërtetë po kërkon ta shesësh makinën tënde, më mirë futi një të larë asaj dhe bëji ca foto të bukura e shoqëroji ato me një përshkrim sa më të plotë të gjendjes së saj, opsioneve që ka, vitit të prodhimit, numrit të kilometrave, dokumentacionit që ka dhe çmimit që do doje t’i merrje nga shitja dhe publikoji të gjitha në portalet e specializuara për këtë punë. Nëse do të mbarosh punë shpejt është me rëndësi të zgjedhësh portalin dhe mënyrën e duhur për publikimin e njoftimit tënd.

Makina në shitje ka jo pak, ndaj vendosja e çmimit të duhur dhe publikimi i një njoftimi sa më shprehës, informues dhe tërheqës është çelësi i suksesit në shitjen e saj aq shpejt sa ti dëshiron.

Për të nxjerrë makina në shitje, çmimi që vendosni duhet të reflektojë gjendjen e makinës. Vlerëso tregun dhe informohu në internet rreth çmimeve të makinave të ngjashme me tënden. Çmim konkurues = makinë e shitur!

Blerësit kanë një përzgjedhje të gjerë për makina në shitje të përdorura ose të reja, e me funksione e opsione nga më të ndryshmet. Ata mund të zgjedhin makina të përdorura me kambio automatike ose manuale, me benzinë ose me naftë, kështu që sigurohu të specifikosh të gjitha funksionalitet e makinës për nevojat e tyre.

Makina në shitje të Benz, Ford, Volkswagen, BMW, Fiat, Range Rover, Audi, Toyota, Hyundai, Volvo, Nissan, Opel, Peugeot, Renault, Citroen, makina qyteti, familjare, foristrada apo 4×4, furgonë, motorrë, e çdo mjet tjetër transporti për të të siguruar udhëtimin më komfort të mundshëm, cilado qoftë e marka a modeli yt ti mund ta shesësh makinën tënde duke e bërë atë të njohur e të prekshme për mijëra e mijëra të interesuar.

Çdo makinë është ndryshe dhe po ashtu çdo blerës. Mbaji parasysh këshillat e kësaj guide prej profesionistëve të kësaj fushe dhe nuk do zhgënjehesh.