Guidë: Si të shesësh objektet që nuk përdor më sa më shpejt
Çdokush nga ne ka në shtëpi objekte, mobilje, pajisje, elektroshtëpiake dhe elektronike, laptop, telefon, overboard a biçikletë, vegla muzike, e plot aksesorë funksionalë, por që nuk i përdor më ose që kërkon t’i zëvendësojë. Shumëkush tjetër është në kërkim të tyre, pasi atij i bëjnë punë dhe ndaj do t’i blinte ato. E gjithë çështja, pra, qëndron te pyetja: Si t’ia bëj që t’i shes këto objekte sa më parë dhe tek të interesuarit e duhur?
Kjo guidë është përgjigjia për pyetjen tënde:
1 – Bëji të njohura ato për të tjerët online, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron interneti.
Publiko njoftimet e tua në portalet e specializuara më të njohura, serioze dhe me reputacion, si portali më i madh i njoftimeve në botën shqiptare, www.gazetacelesi.al
Duke publikuar dhe bërë të njohura objektet e tua në mënyrën dhe vendin e duhur, ti i jep vetes shanset e gjetjes së një blerësi brenda një kohe shumë të shkurtër. Në internet ti mund të arrish qindra e mijëra persona të interesuar, të cilët nuk do mund t’i arrish kurrë nëpërmjet njohjeve apo fjalëve të gojës.
Sado t’i thoni miqve apo kolegëve tuaj të punës për dollapin apo makinën që dëshironi të shisni, shanset janë të ulëta që ata të jenë të interesuar ose të njohin dikë të tillë. Në fund të fundit, ne nuk është se blejmë makinë të re shpesh. Ndërkohë, në portalet e specializuara dhe të njohura nga të gjithë, janë me dhjetëra mijëra vizitorë dhe kërkues potencialë të objekteve që ti kërkon të shesësh.
2- Përshkruaji siç duhet në mënyrë tërheqëse
Objektet nuk do shiten vetvetiu. Duke e bërë sa më tërheqëse idenë e të pasurit të një pajisje apo mobilje si ajo që ti dëshiron të shesësh, ti e bën më të thjeshtë shitjen e tyre. Sigurohu që të përfshish detaje dhe përshkrime të sakta të produktit, ngjyrës, madhësisë, stilit, dizajnit, etj.
3- Shoqëroje gjithmonë njoftimin me foto sa më treguese të objektit që po kërkon të shesësh!
Përshkrimi i duhur i shoqëruar me fotot e duhura do ta bëjnë të prekshëm dhe të parezistueshëm objektin që po kërkon të shesësh, duke çuar në shitjen e tij në kohë rekord.
4- Shoqëroje gjithmonë me çmim objektin që kërkon të shesësh, pasi kështu do të të telefonojnë vetëm ata që janë vërtetë të interesuar për ta blerë!
Vendos një çmim të arsyeshëm që të mbarosh punë shpejt!
5- Jepi shikueshmëri njoftimit tënd duke e reklamuar në krye, si okazion, apo me sfond që e dallon nga të tjerët!
Nëse e reklamon njoftimin tënd në mënyrë të zgjuar 10-fishon shanset e shitjes në kohë rekord.
Pikërisht sepse interneti është sot mjeti më i fuqishëm për të mbaruar punë, aty janë përqendruar të gjithë. Ndaj ti nuk do mund të jesh i vetëm në shitjen e objekteve të tua, por do të kesh shumë konkurencë. Sekreti qëndron te të bërit sa më i dukshëm dhe dallimi nga të tjerët. Reklamo objektin që do të shesësh, mbaro punë, fito kohë dhe para.
Recent Comments